FOTO/ Nicole Scherzinger “djeg” plazhin në nëntor: 46-vjeçarja shfaqet në super formë me bikini blu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2025, 22:39

Nicole Scherzinger ka habitur fansat me fotot e fundit nga plazhi, duke treguar se 46 vjeç është thjesht një numër për të.
Këngëtarja u shfaq me një bikini të vogël blu, duke ekspozuar linjat e saj perfekte dhe trupin në super formë, ndërsa po shijon pushime në nëntor.
Pamjet e Nicole-s bënë menjëherë bujë në rrjete sociale, teksa ndjekësit vlerësuan fizikun mbresëlënës të artistes, që duket në kulmin e formës edhe në mes të vjeshtës.


