FOTO/ "Mund të visheni me marka, por...", Roza Lati "thumbon" Françeska Muratin?

FOTO/ "Mund të visheni me marka, por...", Roza Lati

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Pas përfundimit të këtij edicioni disa hatërmbetje mes banorëve ngelën brenda shtëpisë, disa vazhdojnë ende, disa të tjera u krijuan e disa ende nuk janë sqaruar. Ditën e sotme një postim i ish-banores, Roza Lati në Instastory ka tërhequr vëmendjen, pasi është kuptuar si një ‘thumb’ për ish-banoren tjetër Françeska Murati. Françeska ka qenë mjaft e komentuar dhe do të mbahet mend në “BBV3” për veshjet e saj të kushtueshme që arrinin shifrat e disa mijë eurove. Duket se mosmarrëveshjet me Rozës dhe Françeskës vazhdojnë ende pasi në postim shkruhet:

Veshja vlen po aq sa zonja që e ka veshur. Mund të visheni me marka, por nëse nuk jeni zonjë në shpirt, nuk do të jeni kurrë njeri i bukur.

FOTO/ "Mund të visheni me marka, por...", Roza Lati

EMISIONET