FOTO/ Motrat Jenner rrëmbejnë vëmendjen me elegancë para dasmës së Jeff Bezos

FOTO/ Motrat Jenner rrëmbejnë vëmendjen me elegancë para

Kylie Jenner u fotografua teksa hipte në një varkë-taksi elegante në Venecia, ndërsa largohej nga hoteli luksoz Gritti Palace, një ndër rezidencat më ikonike të qytetit, vetëm pak kohë përpara fillimit të dasmës së shumëpërfolur të themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, me Lauren Sanchez.

E shoqëruar nga motra e saj, supermodelja Kendall Jenner, dyshja binin menjëherë në sy për elegancën dhe stilin e tyre të pakrahasueshëm.

Kylie kishte zgjedhur një fustan të shkurtër në ngjyrë të verdhë të ndezur, që i theksonte në mënyrë perfekte format e saj trupore, duke e bërë atë një nga të ftuarat më të komentuara të ditës.

Veshja e saj rrezatonte freski dhe luks, ndërsa flokët e kapura lehtë dhe makijazhi i sofistikuar plotësonin tërësisht look-un e saj veror, por njëkohësisht shumë të rafinuar.

Kendall, nga ana tjetër, kishte zgjedhur një veshje më të përmbajtur, por po aq elegante, duke e kompletuar në mënyrë perfekte harmoninë stilistike mes dy motrave.

Të dyja ishin në qendër të vëmendjes ndërsa po niseshin drejt vendit ku do të zhvillohej ceremonia madhështore, duke konfirmuar edhe një herë se Jenner-t janë gjithmonë ikonë mode dhe elegance në çdo event ndërkombëtar.

EMISIONET