PAMJE/ Era Istrefi në krahët e "lepurushit", shfaqet provokuese për Halloween
Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, vendosi që të kthehet pas në kohë, duke publikuar pamje nga viti i kaluar, gjatë festës së Halloween-it, ku ishte e maskuar si një lepurushe.
Në disa fotografi të postuara në rrjetin social "Instagram", ajo është shfaqur mjaft atraktive e veshur me një kostum ngjyrë rozë.
Në kokë, ajo kishte vendosur dy veshë të gjatë prej pelushi, që ngjasonin si veshët e lepurit.
Për t’u dukur akoma më provokuese, këngëtarja kapi gjoksin e saj me duar, teksa pozonte pranë mikut të saj, i cili është kombinuar me të, duke u veshur si një lepurush i zi.