FOTO/ Drama vazhdon, Dafina "thumbon" përsëri: I thoni asaj që...

FOTO/ Drama vazhdon, Dafina "thumbon" përsëri: I thoni asaj

Javët e fundit, duket se nuk kanë qenë aspak të qeta për blogeren e njohur, Sara Hoxhën, mes përplasjes së zhurmshme me Dafina Zeqirin, premierës së "Në kuadër të dashurisë" dhe së fundmi zërave të vazhdueshme për një krizë me Ledrin.

Tani, ajo duket se ka dashur të dërgojë një mesazh në mediet sociale dhe këtë gjë e ka bërë përmes një postimi të reperit kanadez Drake, i cili ka ndarë disa foto në rrjetin social "Instagram" ku shkruan: "Duke më bërë bllok pasi më bëre diçka të keqe, në të vërtetë nuk po më bllokon mua, por po bllokon veten… në fakt është gjëja më e mirë që të kam parë të bësh."

Teksa e ka rishpërndarë postimin e tij në "Instastory", Sara shkruante thjesht: "Ah Drake".

E kur shumë aluduan se i referohej Dafinës, duket se edhe Dafina ka menduar gjithashtu diçka të tillë.

Ajo së fundmi ka publikuar një foto në "Instagram", të cilën e ka shoqëruar me një këngë, teksti i të cilës thotë: "Bllok direkt dhe fshije, i thoni asaj të provojë këtë gjënë e saj me dikë tjetër…"

FOTO/ Drama vazhdon, Dafina "thumbon" përsëri: I thoni asaj

EMISIONET