FOTO/ Brenda ditëlindjes së Taylor Swift, mungon partneri i saj

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, së fundmi u dha dashamirësve një paraqitje ekskluzive të ditëlindjes së saj të 34-të, të mbushur me yje te njohur.
Festimet u zhvilluan në një restorant të qytetit të Nju Jorkut, ku shfaqeshin miq të listës A, si Blake Lively, Gigi Hadid dhe Sabrina Carpenter, ndër të tjera.
Fotot e rrjetit social “Instagram”, kapën momentet lozonjare të Taylor, duke përfshirë nxjerrjen e gjuhës dhe shijimin e koktejeve me Jack Antonoff.
Në festime ka munguar dukshëm i dashuri i Taylor, Travis Kelce.
Nga ana tjetër, Zoe Kravitz i dhuroi asaj një tortë , ndërsa turma brohoriste.
Me një minifustan të zi magjepsës “Clio Peppiat” prej 2,335 dollarësh, Taylor festoi me miqtë, duke bërë poza marramendëse dhe duke përqafuar argëtimin.
Këngëtarja shprehu mirënjohjen për urimet e ditëlindjes, duke e bërë ngjarjen një ngjarje të paharrueshme dhe të mbushur me yje.




