FOTO/ Aktori i famshëm i “The Big Bang Theory” ndryshon look
Jim Parsons u bë i famshëm në vitin 2007 kur filmoi sezonin e parë të serialit “The Big Bang Theory” dhe mishëroi personazhin e Sheldon Cooper.
Pas kësaj, ai u fut në angazhime të tjera dhe aktualisht është duke aktruar në Broadway.
Për rolin e tij në shfaqjen “Our City”, ai ndryshoi plotësisht imazhin e tij dhe tani është pothuajse i panjohur.
Ai u fotografua në New York pak para fillimit të shfaqjes teksa po hynte në teatër.
Për shkak të mjekrës së dendur, flokëve të shprishur dhe syzeve të errëta, është e vështirë të besohet se ky është aktori që luajti fizikanin inteligjent Sheldon.
Seriali The Big Bang Theory u transmetua nga viti 2007 në 2019. Parsons fitoi katër çmime Emmy dhe një çmim në Golden Globe, duke e bërë atë një nga aktorët më të vlerësuar në historinë e televizionit.