FOTO/ Aksidenti i rëndë me makinë, reagon përsëri Kristian Boçi: Qenka e rëndë të zgjohesh me një sy...

FOTO/ Aksidenti i rëndë me makinë, reagon përsëri

Biznesmeni Kristian Boçi, i cili u përfshi një javë më parë në një aksident me makinë, teksa udhëtonte me dy fëmijët e tij, ndodhet ende në spitalin e Traumës.

Ditën e sotme, ai ka postuar një foto ku shihet krah nënës së tij. Kristiani shkruan se është e vështirë që të mësohet me humbjen e shikimit në njërin sy, ndërsa falenderon mjekët për kujdesin që kanë treguar ndaj tij.

Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 vjetëve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlersojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Boçi.

FOTO/ Aksidenti i rëndë me makinë, reagon përsëri

EMISIONET