Foshnja 23-muajshe bie nga ura gjatë aksidentit, "heroi" hidhet nga 25 metra lartësi ta shpëtojë

Foshnja 23-muajshe bie nga ura gjatë aksidentit, "heroi" hidhet

Një vajzë e vogël vetëm 23-muajshe ra në ujë në Assawoman Bay, pas një përplasjeje të disa automjeteve në urën Maryland në SHBA, por u shpëtua nga një hero i cili u hodh nga një lartësi prej 25 metrash.

Njeriu hero, automjeti i të cilit gjithashtu ishte përfshirë në përplasje, kishte qenë duke udhëtuar në urë në kohën kur vajza ra. Ai u hodh pa hezitim për të shpëtuar vajzën e vogël në një zonë 5 metra të thellë.

Si fëmija, ashtu edhe burri, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, u raportua se u nxorën nga anijet  që ndodheshin në gji.


Sipas një njoftimi për shtyp nga Ocean City Fire Department, njësitë e zjarrfikësve dhe policisë u dërguan në urën Route 90 për të ardhur në ndihmë të situatës. Autoritete e zonës u  shprehen se ishte një mrekulli që djali u gjend aty për ta shpëtuar.

Një automjet ishte i varur në gjysmë të rrugës mbi parmakun, ndërsa shumë persona mbetën të plagosur.

Tetë persona thuhet se u dërguan në spital pas rrëzimit, me vajzën e vogël që u transferua në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins. Fatmirësisht, të tetë të aksidentuarit janë larguar nga spitali dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

EMISIONET