Format fizike s’kanë moshë! Fito kontrollin e trupit tënd me ushtrimet e duhura! Kombino ushtrime kardio dhe stërvitjet me rezistencë

Forma fizike ndryshon me moshën, por secila fazë ka mënyrën e saj për t’u kujdesur për trupin sipas nevojave të tij. Materiali në vijim ju jep disa këshilla.

Të qëndrosh në formë është e mundur në çdo moshë, thjesht duhet të dish si ta bësh.

Në të 20-at, trupi është në kulmin e forcës dhe fleksibilitetit, prandaj sipas trajnuesve është koha ideale për të ndërtuar muskuj dhe për të forcuar zemrën me vrap, ngritje peshe dhe stërvitje me pesha. Kjo është baza për një trup të fortë dhe të shëndetshëm në vitet që vijnë.

Në të 30-at, energjia dhe metabolizmi janë ende të larta, por më të rëndësishme janë ushtrimet që ndihmojnë në djegien e kalorive dhe përmirësojnë qëndrueshmërinë. Ngritja e peshave vazhdon të jetë prijoritet, por qëllimi duhet të jenë ushtrimet funksionale që mbajnë muskujt aktivë dhe trupin në formë.

Në të 40-at, trupi fillon të humbasë masën muskulore, kështu që duhet të përqendroheni në ushtrime më të zgjuara dhe të balancuara.

Ushtrime me pesha të lehta, si edhe aktivitete me ndikim më të ulët si noti dhe çiklizmi janë të shkëlqyera për të mbrojtur nyjet dhe për të ruajtur fleksibilitetin.

Në të 50-at, ndryshimet hormonale e bëjnë më të vështirë ndërtimin dhe ruajtjen e muskujve, ndaj stërvitjet me rezistencë janë shumë të rëndësishme.

Ushtrimet që rrisin forcën e kapjes dhe stabilitetin e trupit janë çelësi për një trup të mirë, ndërsa kardioja duhet të jetë pjesë e rutinës për shëndetin e zemrës dhe ruajtjen e energjisë.

Në çdo moshë, çelësi është të jesh aktiv dhe të zgjedhësh ushtrime që të pëlqejnë dhe që i përshtaten nevojave të trupit tënd.

Edhe ecja e përditshme është një lëvizje e thjeshtë, por shumë e fuqishme për shëndetin. Kujto, trupi yt është mjeti më i rëndësishëm që ke, përdore atë si duhet për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

EMISIONET