Finlanda vendi më i lumtur në botë/ Raporti i Lumturisë: Shqipëria në vendin e 91-të

Finlanda është vendi më I lumturë në botë. Ndërkohë shqipëria rënditët në vëndit e 91 nga 146 shtete ku është realizuar ky studim. Dashuria për Ukrainën është rritur ndjeshëm në 2022-n dhe ka një ulje për dashurinë e Rusisë.

Finlanda vendi më i lumtur në botë/ Raporti i Lumturisë:

Mori 6.7 milionë jetë, mbylli për muaj me radhë shtete të tëra dhe shkaktoi një pandemi globale.

Por, COVID-19, nuk ka pasur asnjë ndikim në lumturinë e njerëzve, siç reflekton një studim i fundit ndërkombëtar.

Raporti i Lumturisë thontë se nga 146, shtete Shqipëria ëshët renditur në vendin e 91-të, sa i përket lumturisë, duke lënë pas Turqinë, që është në vendin e 102-të, Maqedoninë e Veriut, dhe Gjeorgjinë.  

Por cili është vendi më i lumtur në botë?

Ndër vendet të radhitura si më të lumturit në botë në bazë të raportit për të gjashtin vit radhazi është Finlanda vendi më i lumtur në botë, , bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës. Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia dhe Norvegjia, ndjekin në radhitje. Të mirëvendosura në pikavarazh janë edhe SHBA-të, Gjermania apo Britania e Madhe.

Maqedonia e Veriut ka rënë tre pozicione, duke u renditur pas Shqipërisë, në vendin e 92-të.

Bosnjë-Hercegovina është në vend të 63-të, 4 vende më lart se viti i mëparshëm, Mali i Zi 4 vende më lart, i 71-ti.

Serbia, ndryshe nga një vit më parë, ka rënë katër pozicione, duke u renditur në vendin e 47-të.

Ndërsa, mes 10 vendeve më të palumtura në botë, janë ato afrikane si Sierra Leone, Zimbabve e Kongo.

Teksa, dy vendet e fundit, i takojnë Libanit dhe Afganistanit, duke parë edhe situatat e krijuara atje në vitet e fundit.

Në studim nuk qëndron pas as Rusia dhe Ukraina. Sipas Raportit të lumturisë në vitin 2022, dashuria për Ukrainën u rrit ndjeshëm, ndërkohë për Rusinë dashuria pësoi ulje.

EMISIONET