Filmi shqiptar "Mbjellja e pemëve" vlerësohet në Kanë, kasti rrëfen vështirësitë e realizimit të tij

Pandemia  ndryshoi botën. Ajo krijoi dimensione të reja në mënyrën e të jetuarit e sigurisht la gjurmët e saj. Jeta sigurisht që vazhdoi me ndryshimet dhe kufizimet që erdhën , arti gjithashtu pasqyroi këtë realitet të ri.

Fabio Seferi regjisori, 27 vjeçar i talentuar bëri bashkë një kast aktorësh profesionist duke sjellë në kinematografinë shqiptare një film me metrazh të shkurtër që i dedikohet periudhës së komunizmit. Filmi me metrazh të shkurtër, i xhiruar pikërisht në muajt e parë të pandemisë, bëri bashkë një kast aktorësh shumë të njohur si: Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushni, Roerd Toçen, Alert Çeloaliaj, Myzafer Ziflan, dhe Gulielm Radonë etj.

Të ftuar në emisionin “Jeto me orën” regjisori Fabio Seferi, producenti Mateo Cingu dhe aktori Roerd Toçe  rrëfyen më tepër rreth ekperiencës si dhe suksesit të këtij filmi.

Së fundmi “Mbjellja e pemëve” u bë pjesë e katalogut të 75-të të festivalit të filmit në Kanë.

Regjisori Fabio Seferi:  Rezultatet e këtij filmi nuk i prisnim por me çmimet që morëm e tregojnë me së miri suksesin e tij. Filmi “Mbjellja e pemëve” është i bazuar në histori te vërtetë. Një film me energji, lodhje por edhe përjetime shumë të bukura që në fund të fundit ia ka vlejtur. Xhirimet e këtij filmi kanë në kohën e pandemisë dhe duket se ka qenë shumë e vështirë që të mund të punonim lirshëm.

Aktori protagonist ka qenë Roerd Toçe i cili u shpreh se për të luajtur atë rol ju desh të humbiste 9kg.

Roerd Toçe: Për të luajtur atë rol më duhej të humbisja 9 kg për një muaj e gjysëm dhe duke qenë se ishte dhe koha e pandemisë mu desh ta ruaja atë peshë deri sa të mbaronim xhirimet.

Producenti Mateo Cingu: Mundësitë ekonomike nuk kanë qenë shumë të mëdha por në fund ia dolëm pas gjithë vështirësive.

Një nga pjesët më të bukura të filmit është takimi i djalit të burgosur me mamanë e tij.

Një nga vështirësitë më të mëdha për ptotagonistin ka qenë skena në burg pasi ka qenë shumë ftohtë. Duket se djemtë nuk do të dorëzohen pasi duket se do vijnë me projekte të reja për kinematografinë.

EMISIONET