Fillon D-Night, sezoni i dytë/ Programi që shqiptarët pritën me padurim nisjen e tij

D-Night ishte surpriza e mbrëmjes që shqiptarët mezi po prisnin të rifillonte sezonin e dytë.
Humor, të qeshura, batuta që pasonin njëra-tjetrën, i falën publikut shqiptar dhe jo vetëm një relaks që iu kishte munguar gjatë këtyre 3 muajve.
Sezoni i ri u premton të gjithëve teleshikuesve se sado të bësh xapping, telekomanda do të ndalojë vetëm në Rtv Ora.
Drejtuesja e programit “D-Night” Dajana Shabani e nis programin me një falenderim të veçantë kundrejt të gjithë teleshikuesve shqiptarë dhe jo vetëm, ku pavarësisht shkëputjes prej tre muajsh, rrjetet sociale bënë boomin e tyre duke rikujtuar copëza nga emisioni që dilnin në çdo faqe kryesore.
Për të është viti i 14 i sezoneve televizive, live mbi të gjitha me një publik që nuk e la asnjëherë në baltë.
Për më shumë, ju ftojmë të klikoni në linkun më poshtë për të ndjekur episodin e plotë.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
