Feta e Pavarësisë/ 112-vjetori festohet edhe në Fier, atmosferë festive kuq e zi

Shqipëria kremton sot 112-vjetorin e Pavarësisë, teksa kudo nëpër qytete janë organizuar festime. Fieri është përfshirë nga atmosfera festive kuq e zi, ku në sheshet kryesore janë mbledhur njerëzit për të festuar.
Gjithashtu, në festime dhe ceremoninë e ngritjes së flamurit, ishin të pranishëm autoritetet më të larta vendore, deputetë dhe drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku.
Kryebashkiaku Subashi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit ku u vendosën kurora me lule pranë memorialit historik të ngritjes së flamurit. Teksa folën për mediat, ata vlerësuan sakrificat dhe guximin e të parëve tanë.
Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, qytete si Tirana apo Vlora janë bërë gati për festë. Në Vlorë morën pjesët krerët më të lartë të shtetit. Ndërsa në Tiranë festimet do të vijojnë me paradën kuq e zi, ku pritet të marrin pjesë mbi 10,000 persona.

