Fest’60? Mirud: Ja pse u riktheva përsëri në skenë

Fest’60? Mirud: Ja pse u riktheva përsëri në skenë

Mirud është një ndër këngëtarët më të përfolur të momentit, sidomos në Shqipëri. Jeta e tij është e ndarë mes Amerikës dhe Shqipërisë, ku pasionin dhe dëshirën për të kënduar nuk e ka ndalur asnjëherë.

Ai do të konkurrojë në Festivalin e 60-të të këngës në RTSH me këngën “Për Dreq”, këngë  e cila i ka bërë për vete të gjithë sapo është lançuar.

Mbrëmë ishte në studion e D-Night për të na folur më shumë për Festivalin dhe jo vetëm.

Dajana: Si e ke gjetur Shqipërinë Mirud?

Mirud: Ndihem shumë i lumtur që jam këtu të them të drejtën. Në New York isha mërzitur shumë sidomos këtë muajin e fundit dhe kur erdha në Tiranë më ndryshoi e gjithë energjia që kisha. U mbusha me energji pozitive së bashku me miqtë që kam këtu.

Dajana: Pse vendose të konkurrosh përsëri në Festival?

Mirud: Sepse kam bërë një këngë të bukur dhe pas performancës që bëri Anxhela Peristeri u inspirova shumë me punën e saj dhe gjithçka që ajo solli. Nuk qëndroja dot në shtëpi, kështu që iu futa përsëri festivalit se mos kemi fat këtë herë.

Dajana: Pretendent për Eurovision? Të paktën në treshen apo pesëshen më të mirë?

Mirud: Normalisht është ëndërr e çdokujt të jetë On Top, por këtë gjë nuk e vendos unë. Qëllimi im është të këndoj, të bëj një përformancë të bukur dhe çfarë ndodh pastaj nuk është në dorën time. Nëse nuk fitoj, më bën të luftoj akoma më shumë.

D-NIGHT  një program nga Dajana Shabani në RTV Ora Live nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

Minutazhi/ 32:00

 

EMISIONET