Fansat presin prej vitesh muzikë të re nga ajo, Rihanna iu përgjigjet me bluzën me mbishkrimin: "Jam në pension!"

Fansat presin prej vitesh muzikë të re nga ajo, Rihanna iu

Rihanna ironizoi me shaka me fansat e saj të enjten ndërsa ishte jashtë në New York City – teksa ata vazhdojnë të luten për ‘muzikë të re’ nga ylli. Nëntë herë fituesja e çmimit “Grammy”, 36 vjeçe, doli nga sedilja e pasme e një SUV-i të zi e veshur me një bluzë të kaltër që i referohej asaj si ‘pensioniste’.

Në bluzë, shkruante: “Unë jam në pension ,” e skalitur në pjesën e përparme me germa të bardha, të verdha dhe të kuqe, shkruan DailyMail.

Fansat presin prej vitesh muzikë të re nga ajo, Rihanna iu

Rihanna nuk ka publikuar një album që nga ai i vitit 2016, “Anti” dhe, në vend të kësaj, e ka zhvendosur fokusin e saj në ndërtimin e perandorisë së saj të bukurisë miliarda dollarëshe.

Ajo i irritoi fansat në fillim të kësaj jave duke njoftuar se së shpejti do të lansojë markë e saj të re të kujdesir për flokë, ndërsa njëra shkroi në Twitter: “Ti po publikon gjithçka përveç albumit!”.

Dhe zgjedhja e bluzës së të enjtes dukej se ishte mënyra e saj për t’iu përgjigjur protestave në internet.

Ajo e dizajnoi atë me një fund të stilit sirenë blu të kaltër, atlete “Puma” të kuqe dhe një çantë të gjelbër të ndezur “Bottega Veneta”.

Nëna e dy fëmijëve kishte gjithashtu një palë syze dielli të frymëzuara nga Y2K, me thjerrëza në ngjyrë blu dhe flokët e saj bionde të arta, ishin stiluar me gërsheta.

Fansat presin prej vitesh muzikë të re nga ajo, Rihanna iu

Rihanna ishte zbukuruar me gjerdan ari dhe kishte një unazë me shkëlqim në dorën e majtë.

Ka qenë një javë e ngarkuar për yllin që njoftoi zyrtarisht nxjerrjen në treg të markës së saj më të re të kujdesit për flokë më 13 qershor, produktin e quajtur “Fenty Hair”.

Është ende e paqartë saktësisht se çfarë lloj produktesh për kujdesin e flokëve do të shiten nën “Fenty Hair”.

EMISIONET