Familja “Focker” kthehet fuqishëm/ Ariana Grande në rolin kryesor

Është publikuar traileri i parë i filmit “Focker In-Law”, pjesë e serisë së njohur “Meet the Parents”, duke sjellë rikthimin e personazheve ikonë dhe një histori të re plot humor dhe tension familjar.
Në qendër të këtij kapitulli të ri është Ariana Grande, e cila i bashkohet kastit si Olivia Jones, duke hyrë në familjen e Greg Focker (Ben Stiller) dhe duke u përballur me sfida të pazakonta, përfshirë edhe testin e famshëm të së vërtetës.
Filmi sjell sërish në ekran edhe Robert De Niro, Owen Wilson dhe Blythe Danner, ndërsa historia zhvendoset te brezi i ri i familjes, ku lindin dyshime, përplasje dhe situata komike.
“Focker In-Law” pritet të vijë si vazhdim i suksesshëm i një prej komedive më të njohura të Hollywood-it, duke kombinuar personazhet klasikë me fytyra të reja.

