Eraldo Rexho, gazetari ku ‘falen’ vipat: U zura me motrën e Zajmina Vasjarit sepse...
Sot në studion e emisionit “ Jeto me Orën “ ishte i ftuar Eraldo Rexho, i cili është një ndër gazetarët më të besuar të Showbizit.
Por rrugëtimi i tij ka nisur vite më parë. Ishte vetëm 13 vjeç kur hyri në botën e televizionit. Fillimisht u angazhua me një emision për të rinjtë ku dhe i lindi edhe tërheqja për botën e spektaklit dhe personat publik.
Eraldo rrëfeu se si e ka nisur rrugëtimin e tij në gazetari, ku u shpreh se për rreth 2 vite ka punuar si gazetar në gazetën e gjimnazit “Ismail Qemalit” e cila quhej “Suplement” dhe aty mori eksperiencat e parë si gazetar .
Sot Eraldo është 29 vjeç dhe mund të themi se ka arritur të jetë një ndër gazetarët më të besuar të “show-biz”-it . Prej vitesh i angazhuar në median e shkruar , aktualisht drejtues i një prej revistave më të njohura në treg përsa i përket lajmeve të quajtura rozë. Përtej showbizit ai është angazhuar edhe si skenarist dhe bashkëautor në disa spektakle të organizuara në vend .
Persona të njohur në vend e kanë zgjedhur shpesh herë për të rrëfyer publikisht shumë detaje nga jeta e tyre. Intervista e fundit që ai shfaqi ekskluzivisht ishte ajo me modelen e njohur Angela Martini.
Eraldo u shpreh se për shume vite e kanë quajtur kisha ku “falen vipat”, sepse raporti i tij me vipat është me tepër se profesional, ku mund të jetë shoku i tyre që i dëgjon në momentet e mira dhe të këqija.
Intervistat e tij të para kanë qenë të vështira për personazhet që dikur ka qenë sencacion si: Çiljeta, Ingridi, Zajmina , Insi , Noizy, dhe shumë të tjerë , por ai tregoi se në një nga moment e sikletshme të intervistës ai debatoi me motrën e Zajmina Vasjarit, për titullin e ndërruar nga Anila Basha.
Një moment tjetër që Rexho tregoi ka qenë intervista me Adi Krastën , një intervistë që nuk u botua pasi nuk kishte një dakordësi mbi temën.
Marëdhina e Rexhos me televizionin është shumë e ngushtë , ku u shpreh se të gjitha programet që ka punuar i ka dashur dhe i ka bëre me dëshire, gjithashtu ai tregoi se ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira në punë me kolegët.
Sekreti i Rexhos në këtë punë u shpreh se është “ Ti dua njerëzit ashtu siç ata janë , bashkë me të metat e tyre “ dhe ta duan kështu siç është bashkë me të metat e tij.
Rexho u shpreh për intervistat e tij ekskluzive ku veçojë disa prej tyre , intervista ekskluzive në shtëpinë e Blendi Fevziut si dhe dalja ekskluzive e dy vajzave në intervistat e tij , gjithashtu kujtoi intervistën me Inva Mulën dhe takimin emocionuese dhe i vështire për të intervistuar Adelina Ismaili.
Rexho u surprizuar nga dy videomesazhe të 3 miqve të tij me të ngushtë dhe nga mësuesja kujdestare ku ai mbaruar gjimnazin “Rezarta “.
Ai u shpreh se janë njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij dhe që është i lumtur që i ka në krahë.


