Elsa Lila kujton arrestimin dhe rrënqeth me rrëfimin: 7 policë më përdhu*uan....

Elsa Lila kujton arrestimin dhe rrënqeth me rrëfimin: 7 policë

Këngëtarja e njohur shqipatare Elsa Lila u bë pjesë e një vorbulle të madhe mediatike në Itali dhe Shqipëri për shkak të arrestimit të saj e akuzuar si pjesë e një grupi trafikimi droge.

Pas gjithë bujës së madhe të arrestimit, pas lirimit nga burgu, Elsa Lila u rikthye edhe në muzikë pas rreth 15 vitesh. Ku mori pjesë në festivalin e këngës me një dedikim për të bijën, ku mori çmimin e parë.

Elsa Lila ka heshtur gjithë këtë kohë për arrestimin e saj dhe ka vëndour të flasë vetëm së fundmi. E ftuara e Mira Kazhanit, Elsa ka rrëfyer eksperiencën e arrestimit që sipas saj ishte e tmershme. Këngëtarja tregon se si policët hynë me dhunë dhe shkatërruan shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit.

Pjesë nga rrëfimi i Elsa Lilës:

"Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit, flija së bashku me vajzën time përqafuar, më paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur deri në dhëmbë. Përdhunojnë shtëpinë time deri në detaje dhe gjejnë vetëm libra, vepra arti, instrumente muzikore dhe lodra fëmijësh. Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu”? “Këtu nuk ka asgjë”! Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës time. Çdo gjë ishte absurde."

EMISIONET