Ekskluzive/ Deklarata për Lauretën, Meliku: U zhgënjeva, kuptova që ajo donte të rregullonte personalitetin e saj me të kaluarën

Shpesh kemi parë në Për’puthen deklarata të forta mes konkurrentëve, të cilat kanë nisur shumë mirë në fillim dhe më pas ka dalë komplet e kundërta.

E tillë ishte edhe deklarata e Melik Balikçi për Lauretën, madje fiks në ditën e të dashuruarve me 14 Shkurt.

Por, përse u pendua dhe e tërhoqi atë deklaratë që e bëri me shumë dëshirë?

Dajana: Në datën 14 Shkurt je deklaruar për Lauretën dhe më pas e tërhoqe këtë deklaratë. Çfarë të bëri të ndryshoje mendje?

Melik: U zhgënjeva! Ndonjëherë kur i mendon njerëzit si vetja dhe jep nga vetja e nuk e merr është pak zhgënjim.

Ajo filloi të më imitonte në prapaskenë kur unë nuk isha në puntata kur mungova dhe më pas kur e pashë me afrimitetin me çunat në backstage. Me mua fliste tjetër gjë, ndërsa me çunat bënte të tjera veprime dhe kjo ishte e gjitha.

Nuk më kanë pëlqyer reagimet e saj, komunikimi gjatë gjithë kohës, ku unë edhe pse e dhashë deklaratën ajo kërkonte diçka tjetër, jo të njihte Melikun, por të rregullonte personazhin dhe personalitetin e saj me të kaluarën.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë

EMISIONET