'Edhe meshkujt mund të lindin', banorët e BBVK habiten nga rrëfimi i transgjinores
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 17:35

Transgjinorja Edona James duket se ka shumë për të rrëfyer mbi jetën e saj personale e banorët e ‘Big Brother Vip Kosova’ e dëgjojnë me shumë kuriozitet.
Ajo ka treguar histori të trishta po aq edhe shokuese. Por kjo e fundit i la ‘pa fjalë’, banorët e tjerë të cilët nisën të diskutonin.
Ajo u tha atyre se është e mundur të vendoset mitra te meshkujt, dhe se ata mund të lindin, dhe njeh dikë që tashmë e kishte bërë këtë gjë.
Kjo shokoi e i habiti të gjithë banorët, në veçanti Monikën e Vesën.

