Rita Ora nuk mban dot lotët nga rasti i 11 vjeçares në Kosovë, përcjell mesazhin e fortë

Rita Ora nuk mban dot lotët nga rasti i 11 vjeçares në

Rita Ora ndodhet këto ditë në Tiranë për shkak të koncertit që ajo do të mbajë sot në sheshin Skënderbej.

E pyetur në një konferencë për rastin e abuzimit e 11 vjeçares në Kosovë, ajo është përlotur dhe nuk e besonte dot se një histori e tillë kishte ndodhur.

"Ju kërkoj ndjesë se mund të jem e emocionuar nga ky mesazh që po jap duke qenë se vetëm pak kohë më parë ajo çfarë ndodhi në Kosovë, na bëri të kujtojmë edhe njëherë se sa e rëndësishme është që të fokusohemi në këto cështje sociale dhe se sa e rëndësishme është që të punojmë me këta të rinj e fëmijë që këto ngjarje të mos përsëriten.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dua shumë të theksoj këtë mesazh për familjen.

Unë dua të shfrytëzoj mundësinë time për të folur se sa e rëndësishme është se si i rrisim fëmijët, si i mësojmë fëmijët tanë të respektojnë vajzat dhe gratë. Të jemi të barabartë, të ecim të sigurta në rrugë.

Unë shpresoj shumë që prindërit dhe komuniteti i vendit tonë të ndihmojnë në këtë çështje. Edhe meshkujt madje. Të gjithë bashkë të mësojmë për respektin dhe barazinë mes nesh" u shpreh këngëtarja shqiptare.

EMISIONET