E papritur/ Dy ish-banoret rivale të "BBVA4", në një bashkëpunim

Të dyja ishin ndër personazhet më polarizues të këtij edicioni të Big Brotherit, Gerta dhe Rozana, dy gra, dy ish-banore të këtij format që do të mbahen mend në rrjet për dinamikat e lojës dhe përplaset e ashpra mes tyre. Mirëpo televizioni ka vendosur të na surprizojë duke bërë bashkë “dyshen armike”.
Burime për Prive kanë zbuluar se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, Top Channel po përgatit një projekt argëtues, ku Gerta dhe Rozana përfliten si emrat kryesore të këtij kasti.
Emisioni mësohet të jetë në fazën finale të diskutimeve dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, dyshen do ta shohim për herë të parë në të njëjtin krah të ekranit – këtë herë jashtë shtëpisë së BBVA dhe me një bashkëpunim mes tyre duke lënë mënjanë përplasjet e ndodhura në reality shoë-n.
Ndonëse është një dyshe që do të mbahet mend për përplasjet e shumta mes tyre, do të jetë ky bashkëpunim që nuk do lejojë që të “harrohen” aq lehtë si personazhe.

