“E dashura më tha se ishte sëmurë, por i gjeta mesazhe me shokun tim” Albos rrëfen momentin e tmerrshëm

Albos, këngëtari i cili u bë i njohur me hitin që numëron mbi 8.1 milionë klikime 'Ata Sy', ka dhënë intervistën e parë në Shqipëri, ekskluzivisht për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone'.
Gjate kësaj interviste, Albos rrëfeu si një vajzë preu duart me thikë për të, dhe i dërgoi foto, por edhe vështirësitë me të cilat ai është përballur në dashuri.
Ester Bylyku: A e ke kapur ndonjëherë ndonjë të dashur mat, duke të të gënjyer?
Këngëtari Albos: Më ka ndodhur në rast. Vajza që kisha një lidhje, më tha një natë se ishte sëmurë dhe nuk më përgjigjej. Ndërkohë që kur e kontaktova në rrjetet sociale me adresën e një shokut tim, ajo i pa. Nuk e di se ku ka qenë atë natë.

