"Dramat" e Naser Shatrollit, mesazhet përmes artit te regjisorit nga Kosova
I ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të "Ora News" ishte regjisori nga Kosova, Naser Shatrolli, për të folur rreth sfidave dhe emocioneve që përjeton një krijues për punën në teatër.
"Frika është prezente për secilën shfaqje. Sidomos me mua. Publiku nuk fal. Publiku vjen për tu relaksuar, vjen për të gjetur vetveteten, për të hulumtuar ndjesitë reale që mund t'i ketë në jetën e tij. Gjithmonë me këtë kujdes unë punoj gjithmonë me pjesët teatrore në Kosovë dhe në rajon.
Duhet të zgjidhet një tekst që ka një impakt të rëndësishëm në relacion me rrethanat me kosovën me ballkanin me rajonin. Është fabula që trajtohet, më pas kasti dhe trupa që do të zgjedh kolonat zanore, kostumografin etj. Është një mini oqean që kërkohet për të nxjerrë një produkt final, ku mesazhet duhet të jenë në dobi të kohës, vendit, publikut", tha regjisori.