'Donald Veshaj më ka nxirë jetën, ka një vit që më gënjen', Xhani Demika flet pas sherrit me binjakët
Xhani Demika, menaxheri i famshëm i VIP-ave ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku është vënë në vështirësi përballë pyetjeve të sikletshme të moderatores Ester Bylyku.
Pasi bëri publik sherrin me binjakët Donald dhe Romeo Veshaj, Xhani u shpreh se prej një viti Donaldi po ia nxin jetën, madje u betua publikisht që nuk do t`ia hap më telefonin.
'Pas daljes nga Big Brother, Donaldi ka një vit që më genjen për kafe. Më ka thenëe shumë herë, madje edhe nuk më hapi telefonin. Po e them publikisht, që as unë nuk do t`ia hap më telefonin.' u shpreh Xhani Demika.
Në përfundim, Xhani pohoi se duke e krahasuar me Romeon i cili është më i vrazhdë, ai sërish mendon se Donaldi është shumë herë më pozitiv.
Klikoni videon e mëposhtme, për të parë deklaratën e plotë:

