Dior frymëzohet nga 'Flamengo', markat prestigjioze rikthehen me sfilatat dy vite pas pandemisë

Dior frymëzohet nga 'Flamengo', markat prestigjioze rikthehen me

Marka prestigjioze Christian Dior ka prezantuar koleksionin e ri në qytetin spanjoll të Seviljes në një festë shumëngjyrëshe të frymëzuar nga flamengo. Eventi shënon rikthimin e etiketave luksoze në pasarelë pas një periudhe pauze gjatë pandemisë COVID-19.  Në “Plaza de Espana” qendrën historike të qytetit u shfaq koleksioni i ri i markës franceze "Cruise 2023", frymëzuar nga Dukesha e Albës, një ikonë e modës për dekada në Spanjë. Pietro Beccari, CEO i Christian Dior  u shpreh i emocionuar për këtë rikthim.

"Ne jemi shumë të lumtur që jemi në Spanjë, një vend që ka frymëzuar Dior dhe pasuesit në të kaluarën, por është hera e parë që Dior shprehet në këtë mënyrë madhështore dhe imponuese në këtë vend të mrekullueshëm."

Dior frymëzohet nga 'Flamengo', markat prestigjioze rikthehen me

Drejtorja kreative e Dior, Maria Grazia Chiuri, tha se ky koleksion përfshin një sërë bashkëpunimesh, madje edhe me koreografen spanjolle Blanca Li. Veshjet janë të stilit flamengo që është një nga llojet e kërcimeve më të njohura në Spanjë dhe jo vetëm, çka shpjegon edhe bashkëpunimin me koregrafen spanjolle.

“Kam gjetur edhe disa imazhe që vijnë nga e kaluara si kërcimtarja Carmen Amaya që ishte një revolucionare në vitet 50, sepse vishej me një fustan të një balerini mashkull dhe futi brenda flamengos edhe lëvizjen e një mashkulli”.

Dior frymëzohet nga 'Flamengo', markat prestigjioze rikthehen me

Moda ka një traditë të hershmë në Spanjë. Kujtojmë se Balenciaga, ashtu si Dior, ishte dizajni më i rëndësishëm i modës së lartë. Bashkë me Dior edhe marka të tjera luksoze pritet të kthehen me sfilatat dhe koleksionet e tyre.

Dior frymëzohet nga 'Flamengo', markat prestigjioze rikthehen me

EMISIONET