Dasmë në kohë Covidi/ Rudina dhe Marku kurorëzojnë dashurinë, certifikata e vaksinimit kusht për të ftuarit

Dasmë në kohë Covidi/  Rudina dhe Marku kurorëzojnë

Duke qenë se jetojmë në kohë pandemia rregullat dhe mënyra e jetesës  ka ndryshuar thelbësisht  për të gjithë ne.

Megjithatë masat anti- Covid  dhe kufizimet nuk e kanë ndalur çiftin Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku , të planifikojnë dasmën e tyre.

Rudina dhe Mark Frroku kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë me 1 Tetor.

Dasmë në kohë Covidi/  Rudina dhe Marku kurorëzojnë

Në ftesën që i kanë dërguar të ftuarve vihen re disa kushte që kërkohen nga çifti, për të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në dasmë.

Duke kërkuar mirëkuptimin e të ftuarve, çifti sqaron se ata duhet të tregojnë detyrimisht në hyrje certifikatën e vaksinimit ose test negativ Covid-19 të 48 orëve të fundit.

“Rudina Dembacaj e Mark Frroku! Me bekimin e fëmijëve tanë, Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara, dëshirojmë që ta kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur, t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e Premte, 1.10.2021, ora 19:00.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju duhet të tregoni detyrimisht në hyrje certifikatën e vaksinimit ose test negativ Covid-19 të 48 orëve të fundit”, shkruhet në ftesën e çiftit.

Dasmë në kohë Covidi/  Rudina dhe Marku kurorëzojnë

Një vit më parë Marku propozoi për martesë Rudinën në Kapadokia të Turqisë.

EMISIONET