‘DARKË ME LILIPUTËT’/ Myshqet që e bëjnë tryezën një skenë fantazie.

Nga Kina e deri në laboratorët e universiteteve Amerikane, një llojë myshku ushqimor po shkakton vizione të qënieve në miniaturë, ekspertët  thonë se janë ende larg konkluzioneve konkrete.

‘DARKË ME LILIPUTËT’/ Myshqet që e bëjnë

Kur një familje në një restorant provincal të Yunnanit në jugperëndim të Kinës përfundoi darkën e tyre me një supë myshqesh, askush nuk priste të shihte ushtrinë e vogël të qenieve ‘liliputë’ duke marshuar e duke kërcyer rreth lugës së tyre, të paktën ky ishte përshkrimi i përvojës së tyre.

Për shumë banorë të zonës ky është një fenomen i njohur nga dekada dhe rikthehet sërish në qendër të vëmendjes shkencore, ky lloj myshku quhet lokalisht Jian Shou Qing.

Shkencëtarët në Utah kanë nisur hetime të thellurara mbi specien Lanmaoa Asiatica, një myshk të cilit i atribohet ky efekt i pazakontë, ku ndryshe nga myshqet e njohura halucinogjene që përmbajnë psilocybinë, për këtë specie nuk janë gjetur akoma molekula të tilla, por përsëri nxit një tip të vecantë halucinacioni klinikishtë të quajtur ‘Halucinacione Liliputiane’.

Edhe pse ky fenomen duket si përrallë, ai ka rrënjë historike, ku tekstet taoiste të shekullit të 3,të e përshkruajn si një myshk të mishit shpirtëror , që kur haet i pjekur mund të zbulojë botë të fshehta të qenieve të vogla, një analogji që ngre pyetje për mundësin e lidhjeve kulturore dhe perceptuese të këtij efekti nëpër kohëra dhe kontinente.

Ekspertët paralajmërojnë se gjetja e mekanizmit të saktë kimik që qëndron pas këtyre përvojave është ende larg përfundimit, ndërsa kërkimet shkencore vazhdojnë për të kuptuar nëse ky efekt është një produkt i ndërlikuar i trurit njerëzor apo një lloj substance e panjohur që ndërvepron me neurologjinë njerëzore në mënyra të papritura.

EMISIONET