Bullizmi/ Laze: Mesuesi edukon breza, por familja është ajo që nxit dhe mëson fëmijën

Mesuese  Alma Laze, e ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, shprehet se bullizmi është një fenomen shumë i përhapur në shkolla.

Ajo  ka treguar dhe një rast kur prindi bullizuar tek fëmijët e tij, si dhe një rast kur një vajzë është bullizuar në shkollë.

Sipas saj mësuesi edukon breza, ndërsa shton se familja është e para që ndikon tek fëmijët.

Alma Laze: Ne kemi nxënës prezent që vijnë nga fusha të ndryshme të mentalitetit që kanë, sepse kështu edukohen në  shtëpi. Kam qenë prezent kur ne kemi pasur një problematikë. Vjen prindi i fëmijës është me djalin dhe me vajzën dhe betohet se kjo ka mësuar, si doli keq në test. Që këtu fillon bullizmi. Familja është një institucion dhe secili ka rolin e vet. I mëshojë bindjes se familja është ajo që nxit, edukon dhe mëson fëmijën. Unë do kritikoj nëse rritem në një ambient ku kritikohem. Mësuesit e kanë për detyrën të edukojnë breza. Ne kemi fëmijë që në pyetje testi thotë që nuk do bëjë shkollë. Jo më larg se sot erdhi një goc e re në shkollë dhe shoqet e klasës ia bën skenarin pa hyrë në shkollë.

EMISIONET