Këto janë zonat më të lira dhe më të shtrenjta për apartamente në Tiranë
Në “Jeto me Orën” në RTV Ora, Altin Buka agjent imobilar, u shpreh se periferia e Tiranës është zona me çmimet më të lira për blerjen apo qiratë e apartamenteve.
Ai tha se zona e Astirit dhe Unaza e Re kanë qenë të lira në çmime, por tashme janë shtrenjtuar për shkak të ndërhyrjes në zonë.
Buka: Normal që periferia ka çmimet më të lira në treg. Astiri dhe Unaza e Re ka qenë më e lira në treg, por edhe aty janë rritur çmimet, duke u zhvendosur me tutje çmimet e lira, nga zonën e Kasharit.
Në zonën e Kombinatit, nëse ka një ndërtim cilësor rritet edhe çmimi i zonës. Mendësia është që të tjerët në zonë nga ndërtimet e reja të rrisin çmimet. Më të kërkuarat janë ish-Blloku dhe zona e liqenit Artificial ose liqenit të thatë.

