“Bruce Willis në fillim belbëzonte” - Gruaja e aktorit hollivudian tregon se si nisi demenca
Belbëzonte dhe ishte konfuz. Këto ishin shenjat e para që treguan se aktori hollivudian po prekej nga demenca. Gruaja e tij tregon se gjithçka në fillim u pa si ngatërresë, por më pas gjithçka u bë edhe më e rëndë

Bashkëshortja e Bruce Willis, ka rrëfyer mbi momentet e para kur aktori hollivudian dha shenjat e para të demencës.
E martuar me të në vitin 2009 ajo shprehet se gjithçka nisi me belbëzime, por askush nuk mendoi se ai po prekej nga sëmundja.
E ftuar në podcastin “Next Question” të Katie Couric, 47-vjeçarja shprehet se kurrë nuk do ta kishte menduar se ishte një simptomë e demencës së hershme .
“Bruce kishte vuajtur nga belbëzimi në fëmijëri, dhe papritmas ai u rikthye", kujtoi ajo.
Nisur nga eksperienca e dhimbshme ajo apelon për të gjithë që të mos neglizhojnë shenjat.
"Nëse në moshën 40, 50 apo 60 vjeç sheh që një person ndryshon papritur – në gjuhë, në sjellje apo në personalitet – kujto se kjo është një shenjë që diçka nuk po shkon siç duhet në tru dhe duhet hetuar... fjalët nuk i vinin më natyrshëm.
Ai ishte i hutuar, dhe edhe unë ndihesha e çoroditur. E dija se diçka nuk shkonte, por s’e dija ta përkufizoja. Ti e njeh personin që do më mirë se kushdo tjetër: ndaj duhet të shkosh te mjekët, të kërkosh përgjigje.", shprehet ajo.
Bruce Willis, 70 vjeç, vuan jo vetëm nga demenca frontotemporale, por edhe nga afazia progresive primare – një çrregullim neurologjik i rrallë që prek kryesisht gjuhën dhe dobëson aftësinë për të komunikuar.
Për shkak të probleme të shumta ylli hollivudian u vendos në një shtëpi të moshuarish nën kujdesin e mjekëve dhe specialistëve.


