Bruce Springsteen rikthehet në skenë/ 74-vjeçari mposht sëmundjen, jep shfaqjen e parë të turneut

Shpirti i tij ROCK’n’Roll nuk e la ti dorëzohej sëmundjes. Bruce Springsteen 74 vjeç nis tuneun e tij në formë të shkëlqyer.

Bruce Springsteen rikthehet në skenë/ 74-vjeçari mposht

Bruce Springsteen u rikthye në skenë pasi shtyu turneun e tij për arsye shëndetësore

I shoqëruar me E Street Band mori vëmendjen maksimale të fansave në Footprint Center në Phoenix.

Kjo hapje u cilësua si një rifillim triumfues i turneut.

"The Boss" mbërriti në skenë nën korin e publikut.

I veshur me xhinse të errëta dhe një këmishë të kuqe, ai kishte energjinë e një burri sa gjysma e moshës së tij duke mos treguar asnjë shenjë të sëmundjes.

Springsteen foli me turmën shkurtimisht për gjendjen e tij përpara se të luante këngën e fundit "I'll See You In My Dreams" solo në skenë.

Në shtator, 74 vjeçari njoftoi se nuk mund ta zhvillonte turneun e tij duke ndjekur këshillën e mjekut pas sëmundjes së ulçerës peptike.

Shfaqja me 29 këngë erdhi në pak më pak se tre orë, por "The Boss" mezi u djersit duke shfaqur një zë të fortë, gjatë gjithë kohës duke kërcyer, duke luajtur harmonikë dhe madje duke grisur këmishën e tij afër fundit. të shfaqjes.

Ky vit ka qenë veçanërisht sfidues për të.

Përveç problemeve të tij shëndetësore, në janar vdiq nëna e tij, 98 vjeçare, Adele Ann Springsteen, shumë e njohur nga fansat për kërcimet e saj në shfaqjet e tij .

Edicioni i 2024-ës përfundon më 22 nëntor në Vankuver, Kanada.

Ai prezanton 17 vende në 52 data, duke përfshirë një performancë speciale më 15 shtator, ku Springsteen do të kryesojë Festivalin Sea.Hear.Now në qytetin e tij të lindjes, Asbury Park, New Jersey.

EMISIONET