“Bravo Drejtor!” - Bashkim Alibali: Urimet më të mëdha ishin të orkestrës. Rrema: Ke qenë i amël!
I ngacmuar nga rrëfimi i Luan Ramës për kohën që ai moderoi një aktivitet kulturor në Shkodër, këngëtari Bashkim Alibali, shkoi më tej në tregimin e ngjarjes artistike së vitit 1989.
“Kur e pata bërë koncertin recilta, urimet më të mëdha ishin të orkestrës që më thonin “Bravo Drejtor!” – “Po nuk jam drejtor sot, jam duke kënduar!”, i thashë.
Po, Luani ka prezantuar dhe e ka bërë me dinjitet bashkë me Paskolina Grudën dhe ishte i kërkuar si prezantues, por mbaroi shkollën dhe iku, erdhi në Tiranë, dhe u bëmë prapë bashkë, të dy tiranasë”, tha Alibali.
Por sërish do të vinte ndërhyrja nga aktori Muharrem Hoxha.
“Ka qenë i amël. Por Pallati i tyre, Rinia dhe Pallati jonë ka qenë vendi ku vinte Teatri Kombëtar dhe i nxirrte artistët profesionistë”, tregoi Rrema.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË NATËS SË NDËRRIMIT TË VITEVE “ORA E FESTËS”:

