"Boll gënjeve kalamajtë!"Rrëmbyesi i Kozakut lajmërohet nga arratia: S’kemi qenë 20 veta, më the do i kërkoj falje Fabios por qenke i pabesë!

Daniel Dushku, vëllai i Fabio Dushkut, ka reaguar nga arratia lidhur me deklaratat e Kozak, i njohur si "mbreti i Instagramit" ku pretendonte se ishte rrëmbyer nga 20 persona dhe pse nga pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale u panë vetëm katër veta në makinë.
Përmes një videomesazhi, Danieli pohon se kanë qenë vetëm katër persona aq sa ishin në makinë dhe pasi e kanë qëlluar me disa shpulla e kanë liruar.
Duke e quajtur Kozakun të pabesë, Danieli i thotë se di ku ta gjejë për takim.
Në fund ai i bën thirrje që të mos i gënjejë “kalamajtë” me videot që bën.
“Kam pa ca lajme që thonë se kemi ardhur 20 veta e makina, sështë e vërtetë, kemi ardhur 4 veta e kemi futur në makinë i kemi futur ca shpulla për arsye se na ka sharë nga familja, çdokush mund ta bëjë një gjë të tillë. Kur ishim në makinë të po qaje dhe më the vetëm më lini të iki se do i kërkoj falje fabios po ti spakse fe e as besë. Sa për takim di ku të flasim e ku të më marrësh në telefon. Dhe boll o gënjeve njerëzit mataj e djathtas bolli gënjeve kalamajtë”, thotë ai.
Daniel Dushku së bashku me tre personat e tjerë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.
Nga sherri në ‘Instagram’ e deri te pengmarrja e Kozakut
Prej kohësh njiheshin më njeri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale, por shoqëria e tyre u prish prej më shumë se 1 muaji, po në rrjete sociale. Bëhet fjalë për 2 personazhe Kozak Braçin dhe Fabion Dushkun, ky i fundit vuan dënimin në burgun e Greqisë.
Debati agravoi deri në kërcënime kundrejt njeri tjetrit, ku ngjarja ishte e paralajmëruar rreth 2 javë më parë. Ku persona të paidentifikuar hodhën lënë piroteknike në banesën e Kozak Braçit.
Kërcënimet ndaj të riut vijuan deri të enjten, kur disa persona e rrëmbyen duke e futur në një automjet dhe ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
E gjithë ngjarja u filmua dhe në videon që bëri xhiron në rrjet shihen që 4 persona e ofendojnë dhe e godasin.
Kanë qenë familjarët e të riut të cilët kanë njoftuar policinë, sapo kanë parë videon dhe vetëm pak minuta më pas Kozak Braci u gjet, por jo autorët.
Ekspozimi i kësaj video në rrjete sociale por edhe gjuha e urrejtjes ka krijuar një shqetësim për psikologët.

