Blu me të verdhë, Dua Lipa shfaqet e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës në dy koncerte (FOTO)

Blu me të verdhë, Dua Lipa shfaqet e veshur me ngjyrat e flamurit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, që ka nisur turneun e saj “Future Nostalgia”, prej pak ditësh.

Ajo nisi turneun në Miami më 9 shkurt, ndërsa pak ditë më pas e ka vazhduar në Nashville të Tenesisë.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është veshja e saj e njëjtë në të dyja performancat e saj.

Siç shihet në foto, ajo ka veshur një kostum të verdhë të markës “Balenciaga”,ndërkohë që balerinët e saj janë shfaqur me kostum blu.

Blu me të verdhë, Dua Lipa shfaqet e veshur me ngjyrat e flamurit

Ajo që vihet re është se veshjet ngjasojnë me flamurin e Kosovës.

Këngëtarja shfaqet në mes të balerinëve e veshur me të verdhë ashtu si harta e flamurit të Kosovës, shoqëruar nga gjashtë balerinë me ngjyrë të kaltër.

Mesa duket 6 balerinët përfaqësojnë 6 yjet në Flamurin e Kosovës.

Blu me të verdhë, Dua Lipa shfaqet e veshur me ngjyrat e flamurit

Blu me të verdhë, Dua Lipa shfaqet e veshur me ngjyrat e flamurit

EMISIONET