Blogerja Reci: Të kesh blog ka shpenzime, më është dashur kohë që njerëzit të kuptojnë kjo është punë
“Blogere” është një ndër profesionet më të reja që është kthyer trend kohët e fundit në vendin tonë. Sesi është të bërit ‘Blogere’ në ditën e sotme, krahas angazhimeve të tjera, këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ishin të ftuar tre blogeret Alda Mehmetaj, Esra Lleshi dhe Oriola Reci.
Blogerja Alda Mehmeti u shpreh se i është dashur shumë kohë, që njerëzit t’a kuptojë se është punë dhe jo thjeshtë publikim fotosh.
“Është dashur kohë që njerëzit t’a kuptojnë se kjo është punë. Ata thoshin gjithë kohës mbete duke bërë foto, por në fund të ditës ata kanë një detyrë të caktuar. Pasi njerëzit janë aty ‘sy e veshë’ për të parë se çfarë do të postosh”, u shpreh Alda Mehmetaj.
Të tre blogeret u shprehën në emision se e gjitha për ta nisi në mënyrë rastësore. Pasi, gjatë gjithë kohës që ata postonin dhe ndanin me ndjekësit e tyre foto dhe video nga jeta personale, ata pëlqeheshin dhe komentoheshin. Kjo shërbeu si indicia për ta ndjekur këtë pasion, që tashmë është kthyer në punë për ta.
Por, Mehmetaj është shprehur se të jesh blogere nuk është aq e lehtë. Pasi sipas saj të merrë shumë kohë.
“Ka nisur rastësisht, nuk e kisha menduar më parë. Vura re që njerëzit pëlqenin fotot e mija dhe pse e kisha llogarinë e rrjeteve sociale private. Më pas e bëra publikë edhe pashë që njerëzit interesoheshin për t’i parë dhe ndjekur. Të jesh blogere nuk është aq e lehtë, të merr shumë kohë. Mbaj mend në një periudhë i kushtoja shumë kohë, saqë fillova të harroja edhe familjen dhe djalin tim”, u shpreh Alda Mehmetaj.
Blogerja më e re në studio, vetëm 23 vjeç u shpreh se pavarësisht se studion për mjekësi dhe është një degë që kërkon kohë për studim, sërish e gjen kohën për blogun dhe njekësitë e saj.
“Nuk e mendoja se Instagramin im do të bëhej një blog. E nisa duke postuar foto dhe moment nga jeta ime personale me ndjekësit. Nuk e kam parë asnjëherë si një peshë dhe pengesë, pavarësisht se të harxhon kohë dhe pse studio mjekësi të përgjithshme dhe kërkon kohë të studiosh”, tha Esra Lleshi.
Kurse Oriola Reci tha se një mbështetje të madhe drejt këtij rrugëtimi i ka dhënë familja dhe rrethi i ngushtë shoqëror.
“Familja më ka mbështetur, por dhe miqtë e të afërmit kanë qenë një shtysë dhe përkrahje e madhe. Për mua është shumë impenjative blogu, pasi kam dhe një fëmijë të vogël”, u shpreh ndër të tjera Oriola Reci.

