Bie Whatsapp, mijëra përdorues raportojnë probleme në Shqipëri dhe shtete të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 17:25

Aplikacioni Whatsapp ka shfaqur probleme tek mijëra përdorues në Shqipëri dhe botë.
Ka pasur shumë raporte për Downdetector, portali që ju lejon të regjistroni se cilat aplikacione dhe shërbime online janë jashtë funksionit.
Atyre që u përpoqën të lidhen me aplikacionin e mesazheve iu shfaq teksti “lidhje” dhe përdoruesit mbetën pa lidhje interneti dhe pa aftësinë për të komunikuar me kontaktet e tyre.

