“Besoj në drejtësi”- Arbenita Ismajli reagon sërish pas arrestimit të Feros

“Besoj në drejtësi”- Arbenita Ismajli reagon sërish

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur me emrin e artit Fero  është arrestuar të martën për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Në raportin e policisë u tha se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë ndodhet në paraburgim. Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Modelja ka reaguar sërish rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë.

”Ju falenderojmë për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”- shkruan modelja në “Instastory”.

EMISIONET