"Atje të pret Flori" Turjan Hysko humb njeriun e dashur

"Atje të pret Flori" Turjan Hysko humb njeriun e dashur

Moderatori shqiptar, Turjan Hysko, ka njoftuar ndjekësit e tij në Instagram, për ndarjen nga jeta të babait të këngëtarit të ndjerë Dr. Florit, Muhamet Kondi.

Nëpërmjet një postimi, Turjan Hysko shpreh ngushëllimet për familjen Kondi.

Mes rreshtash ai shkruan se Muhameti, ishte një burrë fisnik, i mençur dhe pozitiv, duke i thënë se atje e pret i biri, Dr. Flori.

"Xhaxhi Met atje të pret Florani që e doje e të ngjante aq shumë! Për të gjithë ne do mbetesh doktori i madh në familjen Kondi!

Një burrë fisnik, i mençur, pozitiv, me librat e tu të pafundëm, muzikën klasike dhe vreshtat fiks si të kishe ardhur nga nje tjetër epokë!

Lamtumirë shahisti që nuk e mposht asnjë herë!

P.s Sa herë më pyesin, ore po Doktor Flori dhe Albani ku e gjetën talentin dhe mirësinë, u them: Mjafton të  njihni babën e vet”, shkruan moderatori në Instagram.

"Atje të pret Flori" Turjan Hysko humb njeriun e dashur"Atje të pret Flori" Turjan Hysko humb njeriun e dashur

EMISIONET