Artistët në emigrim/ Tea Ajazi: Për fat të keq baleti në Shqipëri studiohet shumë pak
Balerina e njohur Tea Ajazi është zhvendosur prej pak vitesh në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atu tashmë është një sipërmarrëse e suksesshme sa i përket zbulimit të talenteve të reja të baletit.
E pyetur rrethe arsyeve se pse vendosi të largohej nga vendi, Ajazi theksoi se për fat të keq baleti në Shqipëri studiohet shumë pak.
PJESË NGA BISEDA NË STUDIO
Pse u larguat?
Unë kam qenë gjithmonë natyrë shumë kurioze, dhe si e tillë unë doja më të mirën. Për fat të keq baleti në Shqipëri studiohet shumë pak. Kjo ka lindur si mungesë e informacionit.
Kolegët e tu në Sqipëri a kanë kushtet e nevojshme për bërë karrierë?
Ajo që është e vështirë në Shqipëri është ekspozimi i talenteve.
Ju keni arritur deri në Hollyvod, si ndodhi?
Ne ishim para disa javësh pjesë e një projekti në Hollyvod dhe ishim shumë krenarë që patëm 4 studentët tanë në këtë aktivitet. Unë nuk pata ndonjë ambicie, dhe kompania që kam këtu lindi si një nevojë e bashkimi ideshë. Dhe unë solla një frymë pak më të re në ndihmë të balerinëve.


