Arlindi përlotet nga mesazhi i nënës së tij, i propozon gjatë spektaklit Uedës

Mbrëmjen e së dielës, ishte finalja e spektaklit televiziv "Love Island", ku ndodhën shumë të papritura.
Një ndër to ishte kur Arlindi, një nga ishullorët, mori një surprizë, e cila bëri që të shpërthente në lot.
Nëna e tij i dërgoi një mesazh shumë prekës, ku tha se ai kishte bekimin e saj për lidhjen me Uedën, por në fillim duhet t'i merrte leje prindërve të saj.
Në këtë moment në studio hyn vëllai dhe mamaja e Uedës.
E emocionuar ajo nuk e vë re që Arlindi ishte ulur në gjunjë për t'i propozuar.
Mes lotësh dhe e emocionuar ajo i dha Po-në e madhe.

