"Arjan Konomi nuk ka respekt për femrat", Shqipe Hysenaj habit me deklaratën për opinionistin
Gjatë intervistës në studion e "Why Not" në RTV Ora u shfaq fotoja e opinionistit të programit, Arjan Konomi ku moderatorja Roza Lati i kërkoj Shqipes që të thoshte mendimin e saj lidhur me këtë personazh publik.
“Unë e kam theksuar edhe në emisionin, e kam nënvizuar dhe me stilolaps të kuq madje që Arjan Konomi nuk ka respekt për femrat”-është shprehur Shqipja.
Ajo ka treguar se jashtë kamerave mund të jetë i butë dhe i mirë, por në emision ai i ka nxjerrë anën e saj më të keqe.
“Ai mundohet të të çjerr maskën, madje edhe vajzave të programit mbi të gjitha që janë dhe të reja në moshën 23-27 vjeçare bën sikur po ju jep këshilla por në fakt e tepron me komentet e tij. Një njeri që nuk të respekton, që nuk ka jetë bashkëshortore dhe nuk ka fëmijë unë mendoj se një emision dashurie nuk duhet të jetë”.
“Kur një njeri nuk e përballon dot atë qe ka përballë, nuk bën gjë tjetër veçse të reagojë ndryshe. Mua nuk më përballonte dot ai, as shumë të tjerë si ai”-është shprehur Shqipja për Arjanin.

