FOTO/ Argjira Spanca në pritje të ëmbël? Reagon për herë të parë moderatorja...

Moderatorja kosovare, Argjira Spanca dhe partneri i saj Graciano Tagani kanë qenë ditët e fundit në qendër të mediave për shkak të spekulimeve se do të bëhen prindër për herë të parë.
Megjithatë, lajmi nuk është i vërtetë.
Ka qenë vetë Argjira ajo që iu është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale, duke sqaruar në Instastory se nuk është shtatzënë.
Ajo shton se dëshira për të pasur fëmijë mbetet e madhe, por ka gjëra në jetë që nuk janë në dorën tonë.
“Dua të sqaroj njëherë e mirë disa lajme që po qarkullojnë: nuk jam shtatzënë. Dëshira është dhe ka qenë gjithmonë, por ka gjëra në jetë që nuk i kemi ne në dorë. Ju falënderoj për interesimin, dashurinë dhe respektin. Kur të vijë momenti i duhur, unë edhe Graciano do ta ndajmë me ju,” shkruan moderatorja.
Argjira dhe Graciano janë një nga çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Moderatorja ka qenë më parë objekt i spekulimeve për shtatzëni, por lajmet nuk kanë rezultuar të vërteta.


