Anxhela Peristeri: Kam kënduar shqip në një televizion të madh grek

Anxhela Peristeri: Kam kënduar shqip në një televizion të

Këngëtarja shqiptare Anxhela Persiteri, e cila fitoi zemrat e publikut evropian në festivalin e Eurosong-ut, thotë në emisionin Tempora të transmetuar mbrëmë në RTV ORA, se ajo ka këndua shqip, këngën Karma në një televizion të madh grek.  Sipas këngëtares, kjo ka qenë një ndër dëshirat e saj, pasi gjithmonë ka dashur që në televizionet greke të këndohet edhe shqip.

"Kam qenë në një televizion shumë të famshëm në Greqi dhe kam kënduar shqip, kam kënduar Karmën. Doja shumë që të shikoja një këngë shqiptare në televizionet greke. Kam pasur mesazhe të pafundme nga shqiptarët që jetojnë në Greqi, më kanë përgëzuar. I ishin mbushur sytë me lot kur panë një këngë shqip në televizionet greke. Megjithatë unë dua të theksoj, se unë personalisht jam trajtuar shumë mirë nga grekët. Kam shoqëri shumë të madhe atje, njerëz që më presin dhe që i dua shumë. Asnjë popull nuk është i keq dhe i mirë.

 

EMISIONET