Aludimet për video intime në rrjet, Luana reagon nga ekrani: Bota do ishte më e bukur…

Ditën e premte, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, janë zbuluar dy video intime të dy vajzave të shoëbiz-it, por nuk zbuloi emra.
Nga kjo deklaratë, filluan aludimet se një ndër do mund të ishte dhe moderatorja Luana Vjollca.
Moderatorja reagoi menjëherë nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Instagram", dhe më pas vendosi që emisionin që ajo prezanton ta nisë me një mesazh të fortë.
"Sonte dua ta nis shumë shkurt, sa e bukur do të ishte kjo jetë, botë nëse nuk do kishte shpifje, intriga dhe urrejtje, e sa e bukur do të ishte në rastin e tyre ta zinte respekti, dashuria dhe e vërteta", u shpreh Luana.

