Alexandra Daddario jep fund martesës me producentin

Alexandra Daddario jep fund martesës me producentin

Alexandra Daddario dhe bashkëshorti i saj, producenti Andrew Form, kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre pas më shumë se tre vitesh.

Në një deklaratë për revistën PEOPLE, përfaqësuesi i aktores 39-vjeçare konfirmoi lajmin, duke theksuar se vendimi është marrë “me dashuri dhe respekt”.

Alexandra Daddario dhe Andrew Form kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre. Vendimi është marrë me dashuri dhe respekt. Ata do të vazhdojnë të bashkë-prindërojnë fëmijën e tyre dhe kërkojnë privatësi gjatë kësaj periudhe tranzicioni,” thuhet në deklaratë.

Çifti u martua në qershor 2022 në New Orleans. Ata kanë një djalë 15-muajsh, ndërsa Daddario është gjithashtu njerkë për dy fëmijët e Form nga martesa e mëparshme me aktoren Jordana Brewster.

Andrew Form është i njohur për punën e tij si producent në filmat e serisë A Quiet Place, si dhe në ekskluzivitetin horror The Purge.

Daddario e bëri publike lidhjen me Form në maj 2021, ndërsa fejesa u konfirmua në dhjetor të po atij viti. Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë rreth gjashtë muaj më vonë. Në korrik 2024, aktorja njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, duke zbuluar gjithashtu se më herët kishte përjetuar një humbje shtatzënie.

“Është shumë e dhimbshme dhe e vështirë për t’u shpjeguar nëse nuk e ke përjetuar vetë,” ishte shprehur ajo në atë kohë, duke folur hapur për përvojën e saj.

EMISIONET