"U bëra 40 kile"/ Albërie Hadërgjonaj mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg

Albërie Hadërgjonaj ka zhvilluar një intervistë së fundmi, ku mes emocionesh ka folur lidhur me një moment të vështirë që ka kaluar në jetë, kur ish-partneri i saj ra në burg.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë të jetës, që nuk është aspak e lehtë, dhe ka zbuluar përmes fjalëve të saj sa shumë ka vuajtur për dashurinë e tij.
“Kur rritesh, e kupton se nuk të jepet e njëjta monedhë. Mua nuk mu kthye”, ka thënë Albëria. Mirëpo pavarësisht të gjithave, zemra e saj u thye…
Albëria ka shpjeguar se tradhtia e Mentorit ishte ajo që i mori çdo forcë dhe e bëri atë të kuptojë se ndonjëherë fjalët e mëdha nuk janë të vërteta. “Të jesh atje për dikë dhe të japësh gjithçka, dhe ai të kthehet mbrapsht me tradhti, është e pamundur ta përballosh”, tha ajo, duke shtuar se kjo përvojë e bëri të humbiste gjithçka.
“Nuk di si ta personifikoj atë djalë. Ai është njëri shumë i mirë por me mua ishte nuk ishte ashtu siç isha unë me atë. Tadhtia në burg mua m’i preu krahët sepse ishtë shumë e lodhshme si eksperiencë”. Po ashtu ajo ka deklaruar se gjatë asaj periudhe ishte shumë e dobët dhe u lodh nga të gjitha përpjekjet për të mbajtur marrëdhënien. “U lodha, isha bërë 40 kile pas tij”.

