Aktori që nuk do bashkëpunoja kurrë? Cubi: Me Delindën shpesh kemi konflikte, por ia gjej telat!
Jemi mësuar t’a shikojmë gjithmonë duke na bërë për të qeshur, por së fundmi me personazhin “Kukulla” Cubi po i jep të gjithë shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm një mesazh shumë të fortë sesi duhet të trajtohet gruaja në shoqëri, miqësi, familje e në çdo hapësirë publike.
E ftuar në D-Night në Rtv Ora, Cubi na zbuloi shumë gjëra që nuk i dinim nga jeta e saj personale, madje edhe nëse është pranë altarit apo në pritje të një fëmije
Dajana: Cubi ke menduar ndonjëherë vish me një projekt që i dedikohet vetëm jetës tënde?
Cubi: Jo dhe kjo është një ide shumë e bukur. Faleminderit për këtë ide!
Dajana: Çfarë vlerëson më shumë në artin shqiptar dhe çfarë të bezdis më shumë?
Cubi: Arti në përgjithësi ka çeduar dhe këtë gjë e kam vënë re edhe tani në teatër dhe teatri tani ka marrë një formë komercializmi. Ne kemi formate humori që ia ofrojmë publikut kështu që njerzit e shikojnë këtë gjë, ndërsa teatri është tjetër lloj standarti. Teatri e ka humbur standartin e vet dhe duhet të rikthehet aty ku ka qenë dhe në fakt për atë të cilën është teatri dhe jo komercializma
Dajana: Pse do hiqje dorë nga aktrimi? Cila mund të ishte ajo arsye e fortë?
Cubi: Seriozisht e ke me këtë??? Unë hoqa njëherë dorë dhe thashë çfarë i bëra vetes kështu që për asnjë gjë në botë nuk do të heq dorë nga aktrimi.
Dajana: Me cilin aktor/e nuk do bashkëpunoje vetëm për faktin se nuk të përputhet me linjën tënde të profesionit?
Cubi: Nuk e di… nuk kam probleme me asnjë sepse përgjithësisht jam natyrë që funksionoj dhe përpiqem të ruaj ekuilibrat me të gjithë, por me Delindën psh herë pas herë në Klanifornia kemi konflikte me njëra-tjetrën, por ia gjej telat.
Dajana: Cila ofertë të ka tunduar për t’u larguar nga Klanifornia dhe pse do e lije atë projekt?
Cubi: Nuk largohem nga Klanifornia për asnjë gjë
Dajana: Vendimi më i rëndësishëm dhe delikat që jeni detyruar të merrni në jetën tuaj?
Cubi: Kur jam shkëputur dhe ka qenë një vendim që unë duhej t’a merrja për arsyet e mija, por me shumë dhimbje dhe prandaj thme se unë nuk e bëj më këtë gjënë vetëm në rast se ndodhin gjëra që unë do të detyrohem, por po më ka trishtuar
Dajana: Nëse të them të më vlerësosh me notën 10 dy aktorë të Klanifornias?
Cubi: Andrea Vreton dhe Andrea Vreton
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

