"Ajo është moderatorja më seksi"/ Fjoralba Ponari e ka një përgjigje për Luizin

"Ajo është moderatorja më seksi"/ Fjoralba Ponari e ka

Moderatorja Fjoralba Ponari ka komentuar show-n më të ndjekur të momentit “Big Brother VIP”. E ftuar këtë të hënë në emisionin “Wake Up” ajo zbuloi mendimin e saj për banorët.

Pas komentit të Luiz Ejllit që ajo është moderatorja më seksi, Fjoralba Ponari tha se kjo ka të bëjë me shijet personale dhe mund ta kishte thënë secili nga banorët aty brenda.

Ajo u shpreh se nuk ka asnjë të preferuar brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP” pasi ata përdorin gjuhë shumë të ashpër dhe sipas moderatores, nuk po shijojnë eksperiencën e tyre të jetës.

“Mënyra si Olta dhe Luizi luajnë nuk është në shijet e mia. Agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë.

Kanë harruar të shijojnë një nga eksperiencat më të bukura. Kur i shikoj sa agresivë janë më duket sikur po shoh “Survivor”.

Gënjeshtra të panevojshme, gjuha e ashpër, bullizimi i vazhdueshëm.

Dea ka qetësi olimpike dhe argumenton e zgjedh të distancohet nga agresiviteti, por rolin e koketës e bën më shumë seç duhet. Nuk kam asnjë të preferuar.", u shpreh Fjoralba Ponari.

EMISIONET